VIDEO/ Fitore me goleadë, goli i parë i Suarez me Inter Miami, Messi shkëlqen me dopietë

Inter Miami triumfoi pastër 5-0 ndaj Orlando Cityt, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Vendasit nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim fitoren, në një sfidë të dominuar totalisht.
Luis Surez gjeti golin e parë me fanellën e skuadrës amerikane në minutën e katërt. Suarez realizoi edhe në minutën e 11-të, për t’i dhënë qetësinë e duhur skuadrës. Taylor, në të 29-tën, thelloi edhe më shumë avantazhin.
Në pjesën e dytë, radhën e kishte Lionel Messi. Ylli argjentinas me dopietën e tij në këtë sfidë argëtoi në maksimum tifozët, që kishin zgjedhur të shikojnë ndeshjen nga shkallët e stadiumit në Chase Stadium (Fort Lauderdale, FL). Në këtë sfidë, titullarë ishin edhe Busquets me Jordi Albën. Në 3 ndeshjet e para të sezonit, Inter Miami ka grumbulluar 7 pikë.
#VIDEO #Fitore #goleadë #goli #parë #Suarez #Inter #Miami #Messi #shkëlqen #dopietë
Java News