Aktualitet

Tonini, bejtexhiu nga Shkodra: E para vjen gruaja, pastaj vjen kumari

Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ishte i ftuar këtë të shtunë Tonini nga Shkodra, i cili ka një talent të pazakontë: të krijojë bejte nga më të veçantat bazuar në situata të ndryshme.

Gjithsesi, ai rrëfen për “Real People” se ka dhe një ves që “e trashëgon” që nga koha e diktaturës: skedinat. Një fakt ky që ka shqetësuar jo pak vjehrrën e tij në vitet e para të marrëdhënies me bashkëshorten.

Gjithsesi, falë aftësisë së tij si bejtexhi ai ka arritur ta bindë vjehrrën, duke i thënë që të parën do të ketë gjithmonë gruan e tij, pastaj kumarin.

“Në atë kohë e dinte që vija skedina, e kishte dhe pak me merak. Kur u martova atëherë, vjehrra në Korçë i thoshte gruas shiko se ky nuk ka për t’i lënë kurrë skedinat. Edhe unë i thashë me bejte që sa të jetë jeta se lë atë kunar, por nuk e lë as gruan. Edhe vjehrra u qetësua deri diku në atë të vetën. Unë i thashë mos u bë merak e frenoj veten, në radhë të parë kam gruan dhe në radhë të dytë kam skedinat, kumarin”, tha ai./m.j

#Tonini #bejtexhiu #nga #Shkodra #para #vjen #gruaja #pastaj #vjen #kumari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button