Aktualitet

Deklarata e fortë e Idrizit: Ka biznesmenë që mburren se fituan 300 mln euro në Shqipërinë e varfër

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në emisionin “Barometri” në Euroneës Albania, komentoi gjetjet e sondazhit lidhur me pëlqyeshmërine i liderëve politik.

Ai theksoi se Berisha ka probleme me SPAK, Meta dhe Basha nuk ka qenë prezent gjatë kësaj kohe ndërsa Rama ka qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm në media por dhe në samitet ndërkombëtare.

Mes tjerash ai shtoi se tema që duhet të diskutohet sot është se si biznesmenët shqiptarët mburren se fituan 300 mln euro në Shqipëri.

“Berisha ka probleme me SPAK por dhe në rotorikën që përdor, Meta nuk ka qenë prezent gjatë kësaj kohe, dhe Basha po ashtu. Opozita ka problemin tjetër që nuk është prezent as në Parlament. Nga ana tjetër Rama është gjatë gjithë kohës prezent, bën samite ndërkombëtare etj. Kemi 33 vjet që kemi zevëndësuar luftën e klasave me luftën politike. Shqiptarët po ikin nga mazhoranca.

Mazhorancë dhe opozitë duhet të kuptojnë që kapitali financiar për të zhvilluar një vend ka nevojë për kapital njerëzor. Si është e mundur që Shqipëria eksporton 1.3 mln shqiptarë, dhe importon 1.4 mld ushqime, fruta, perime zarzavate. Ajo që duhet të diskutohet është se si 50 biznesmenët më të mëdhenj të Shqipërisë, ku firmat shqiptare mburren në një vend të varfër që thonë kanë fituar 300 milionë euro”-tha ai.

Nga të dhënat e marra nga 1000 intervista të bëra ballë për ballë në janar të këtij vitit rezulton mendimi pozitiv për Ramën është 52% dhe ai negativë 44,3 %.

Mendimi pozitiv për Sali berishen ështëë28.7 % dhe mendimi negativ për të është 67.5 % .

Për Lulzim Bashën mendimi pozitiv është 14 5% dhe mendimi negativë është  82 % dhe mendimi pozitiv për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta është 8.4 % dhe mendimi negativ është 87.3 %.

I matur në tre muaj të njëpasnjëshëm mendimi pozitiv apo pëlqyeshmeria për liderët e partive kryesore në vend ka pësuar lëvizje të vogla në %.

Rama në periudhën nëntor, dhjetor dhe janar ka lëvizur nga 47.8 %-53% dhe 52 % muajin e fundit , duke ruajtur muajt e fundit një qëndrueshmeri në pelqyeshmeri tek qytetarët .

Berisha ndërkohë në periudhën nëntor-dhjetor-janar, periudhë e shoqëruar me procesin e SPAK kundër tij ka lëvizur nga 30.6% ne 27 % dhe 28.7 % pelqyshmeri muajin e fundit duke ruajtur edhe ai një qëndrueshmeri në pëlqyeshmerine tek njerzit në periudhën dhjetor-janar .

Lulzim Basha me të dhënat e krahasuar të tre muajve rezulton të ketë një rënie më të ndjeshme përkatësisht nga 21 % pëlqyeshmeri në nëntor ne 25.3 % në dhjetor dhe 14 % në matjet e fundit të janarit.

Ilir Meta në nëntor, dhjetor, janar ka lëvizur në plqyeshmeri në shifrat 10.7 % , 9.3 % , 8.4 %.

/f.s

#Deklarata #fortë #Idrizit #biznesmenë #që #mburren #fituan #mln #euro #në #Shqipërinë #varfër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button