Aktualitet
Osmani pas takimit me Lajçak: Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ditën e djeshme ishte në Turqi me rastin e Forumit të Diplomacisë në Antali, është takuar me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Osmani u shpreh se gjatë takimit të tyre ata diskutuan për zhvillimet e fundit dhe për procesin e dialogut.
“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në X.
#Osmani #pas #takimit #Lajçak #Diskutuam #për #zhvillimet #fundit #dhe #procesin #dialogut
gazetablic.com