Aktualitet

Dy zyrtarët e Berishës bashkohen me Bashën, kreu i PD: Dora jonë mbetet e shtrirë!

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha ka bërë të ditur sot se ka afruar në strukturat e Partisë Demokratike, dy prej zyrtarëve të Rithemelimit.

Nga njoftimi i zyrës së Bashës theksohet se Fitnete Krosi dhe Qazim Rexhepi janë kontribuues të hershëm të PD-së, por së fundmi kanë qenen drejtues të Rithemelimit në Klos.

Postimi i kryetarit të PD zyrtare, Lulzim Basha:

Kënaqësi të takoja Fitnete Krosin dhe Qazim Rexhepin. Ata kanë vendosur të ribashkohen me ne dhe të ndihmojnë në ringritjen e PD. Dora jonë mbetet e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE. Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e çdo demokrati, është forca që ndryshoi fatin e vendit 34 vjet më parë dhe të gjithë së bashku duhet ta shndërrojmë në alternativë të shqiptarëve. Udhëheqësit shkojnë e vijnë, por PD do të rritet e forcohet si projekti më i bukur që mishëron shpresën e shqiptarëve për ndryshim.

/a.r

#zyrtarët #Berishës #bashkohen #Bashën #kreu #Dora #jonë #mbetet #shtrirë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button