Aktualitet
Pas dy samiteve në Tiranë, Rama udhëton drejt Azerbajxhanit për këtë arsye

Pas përfundimit të dy samiteve në Tiranë, të zhvilluar më 28-29 shkurt, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Azerbajxhan.
Një media vendase ka publikuar foto në platformën “X” në momentin kur Rama ka zbritur nga avioni dhe zbulon se arsyeja e vizitës së tij është hapja e ambasadës shqiptare në Baku.
Ndërkohë, një vit më parë, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, miratoi hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë pas kërkesës së presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës në Tiranë, shkruan Top Channel.
#Pas #samiteve #në #Tiranë #Rama #udhëton #drejt #Azerbajxhanit #për #këtë #arsye
gazetablic.com