Aktualitet

Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri është paraqitur këtë të premte (1 mars) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së Gjiknurit në SPAK.

Kujtojmë se ish-ministri është paraqitur edhe më herët në SPAK në lidhje me çështjen e incineratorëve, ku dyshohej se në kompjuterin e biznesmenit të shpallur në kërkim Klodian Zoto, u gjetën dy rezervime hotelesh në Vjenë dhe Frankfurt për Gjiknurin.

Në një deklaratë të dhënë për mediat, Gjiknuri është shprehur se iu është përgjigjur të gjitha akuzave të drejtuara ndaj tij.

/a.r

#Damian #Gjiknuri #paraqitet #në #SPAK
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button