Zbarkojnë në Shqipëri dronët “Bayraktar”

Shqipëria është përforcuar edhe me disa armatime të reja, pra më dronët e ashtuquajtur “Bayraktar”.
Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes i vendit, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook.
Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e avancuar.
“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, thotë Beleshi.
Sipas tij ky zhvillim garanton sigurinë kombëtare dhe është hap drejt përmbushjes së standardeve më të larta të mbrojtjes.
“Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”.
#Zbarkojnë #në #Shqipëri #dronët #Bayraktar
gazetablic.com