Aktualitet

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat në rënie

Vorbulla ciklonike e vendosur në mesdhe do të afrohet drejt Ballkanit duke sjellë reshje shiu në fillimin e pranverës në territorin e Shqipërisë.

E Premte, 01 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     8/11°C

– Zonat e ulëta      10/18°C

– Zonat bregdetare 14/18°C

Kosovë

Kosova për dt. 01 Mars 2024 do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu.  Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –10°C në mëngjes deri në  10°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 02 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare  dhe reshje shiu të pakta. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/11°C

– Zonat e ulëta      10/16°C

– Zonat bregdetare 11/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

#Dita #sotme #vranësira #reshje #shiu #dhe #stuhi #Temperaturat #në #rënie
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button