Aktualitet

“Regjimet diktatoriale, ngjashmëri me datat 20”, Laert Vasili: Populli pret drejtësi nga SPAK për 21 janarin

Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën ku pritej të vendosej nëse hetimet për dosjen e 21 janarit do të kryheshin nga Prokuroria e Posaçme apo nga ajo e Tiranës.

Vrasjet në Bulevard gjatë protestës së opozitës socialiste të 13 viteve më parë janë cilësuar krim shtetëror.

Edhe Gjykata e Strasburgut ka kërkuar rihetimin e kësaj ngjarje, ku katër qytetarë u vranë nga plumbat e Gardës me urdhër të shtetit.

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 gradë” në ABC News”, u shpreh se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet dhe të mos vazhdojë më me zvarritje, pasi ka ardhur koha që të bëhet drejtësi.

“Unë nuk jam avokat, por më shkrepëtin duku në ndërgjegjen time një fakt tjetër. Regjimi i kaluar ka një çudi me datat 20. Kur regjimi diktatorial, snajperët ishin mbi pallatin e kulturës dhe i gjithë sheshi Skënderbej mund të ishte përgjakur, por një urdhër i tillë nuk është dhënë. Politika shqiptare pati aq cipë sa ti emërtonte dëshmorë. Ai regjim diktatorial, kur nisi gjithë ajo lëvizje për shembjen e ati regjimi diktatorial nuk dha urdhër të qëllohej. Pra kush janë këta të gjejnë forcë, çfarë është kjo politikë shqiptare që po çon shqiptarët në vëllavrasje. Të mos bëjnë show me vënien e luleve sepse vetëm hapin më thellë plagët. Kemi një premtim nga ambasadori amerikan i mëparshëm, por presim peshqit e mëdhenj. Populli shqiptar detyrohet ti besojë organizmave të huaja, por siç e kemi parë nuk ka asnjë ndryshim. Në çdo vend të botës po të kishte ndodhur kjo, ministri i Brendshëm, por e gjithë qeveria do të jepte dorëheqjen. SPAK është i vetmi institucion që po punon”, ka thënë ndër të tjera polemisti Laert Vasili.

Nga ana e tij Avokati Edmond Petraj u shpreh: SPAK merret me pjesën e korrupsionit të hetimit të personave të nivelit të lartë. Marrëdhënia e gjithë vendimit të Strasburgut ka vetëm pretendimet e palës mbrojtëse. Nuk ka një hetim themeli që ka bërë Strasburgu. Ka dalë me vendimi që thotë nuk është administruar protesta. Seriozitetin e ka edhe Prokuroria e Rrethit mjafton dëshira dhe profesionalizimi.

Gazetarja Anduena Llabani theksoi: Çështja e 21 janarit nuk do të merret nga SPAK dhe kjo për arsye shumë të forta. Nëse do të ketë vullnet mbi palët politike. SPAK shikohet si drita jeshile në këtë histori, por mund të them se SPAK ka dështuar.

Kujtojmë se seanca e radhës për këtë çështje është parashikuar të mbahet në Gjykatën e lartë më datë 12 mars, ora 13:00.

/a.r

#Regjimet #diktatoriale #ngjashmëri #datat #Laert #Vasili #Populli #pret #drejtësi #nga #SPAK #për #janarin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button