Aktualitet
Emri/ Plagosi me armë zjarri fqinjin, autori vetëdorëzohet në polici një ditë më pas

Vetëdorëzohet në polici Perlat Merlika autori i plagosjes me armë zjarri një ditë më parë të Artan Gogës në Krujë.
Krujë
Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./m.j
#Emri #Plagosi #armë #zjarri #fqinjin #autori #vetëdorëzohet #në #polici #një #ditë #më #pas
Java News