Lufta brenda klanit/ Ekzekutoi shqiptarin Edmond Mustafa në Mal të Zi, lihet në burg 27-vjeçari

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka lënë në burg 27-vjeçarin Dino Ibrahimoviçm, i cili u arrestua për vrasjen e shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar.
Gjatë seancës gjyqësore, Ibrahimoviç nuk foli për eliminim të një anëtari të dyshuar të klanit kriminal Skaljar, të cilit i përket edhe ai vetë.
Kujtojmë se Ibrahimovië u arrestua dy ditë më parë, teksa po tentonte të arratisej nga Tivari pas krimit.
Mustafa u vra rreth orës 9 të mëngjesit të së martës 27 shkurt në Tivar.
Pasi Mustafa u qëllua me disa plumba nga Ibrahimoviç, ndër të parat që vrapoi ishte motra e viktimës, vendi i punës i së cilës ishte pak metra larg nga ku iu vra vëllai.
Falë dëshmitarëve okularë, vrasësi u identifikua dhe arrestua brenda një periudhe të shkurtër kohore./m.j
#Lufta #brenda #klanit #Ekzekutoi #shqiptarin #Edmond #Mustafa #në #Mal #të #lihet #në #burg #27vjeçari
Java News