Arrestohet kosovari, u paraqit si polic dhe kërkoi para nga 84-vjeçari në Zvicër

Një shtetas kosovar ka dashur të marrë para nga një qytetar i moshuar në rajonin Weinfelden, (Kantoni i Thurgaut) si pjesë e një mashtrimi telefonik.
Por, të moshuarit të zgjuar 84-vjeçar i ishte dukur e dyshimtë kjo telefonatë. Rrjedhimisht ai ka njoftuar Policinë Kantonale të Thurgaut, e cila ka arrestuar 34-vjeçarin.
Plaku zviceran ka marrë një telefonatë nga një person, i cili pretendonte të ishte polic.
Ai i ka shpjeguar atij se para të falsifikuara ishin paraqitur në qarkullim, shkruante policia kantonale në një komunikatë të lëshuar të mërkurën, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.
I moshuari qe udhëzuar nga mashtruesi përmes telefonit që të tërhiqte para nga banka në mënyrë që një person të mund të vinte në shtëpinë e tij për të kontrolluar nëse ato ishin autentike ose false.
Por 84-vjeçari ka dyshuar për tentativë mashtrimi dhe ka lajmëruar policinë, përcjell albinfo.ch. Dhe, policët arritën të arrestonin njeriun që donte të merrte para me mashtrim. Ndaj tij u hap një hetim penal, transmeton albinfo.ch.
Rekomandime të sjelljes nga policia kantonale e Thurgaut: Policët e vërtetë nuk do të kërkojnë kurrë nga diksuh dorëzim parash apo sendesh me vlerë. Asnjëherë mos u jepni para ose sende me vlerë njerëzve të panjohur.
#Arrestohet #kosovari #paraqit #polic #dhe #kërkoi #para #nga #84vjeçari #në #Zvicër
gazetablic.com