Zbulohet aryseja pse Kurti mungon në Samitin BE-BP, do u drejtohet liderëve me video-mesazh

Mungesa e madhe e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të nisë më vonë gjatë ditës punimet në Tiranë, është padyshim Kosova.
Asnjëri prej liderëve shtetërore nuk do të jetë i pranishëm në kryeqytetin shqiptar, për të përfaqësuar Kosovën në samitin ku në fokus do të jetë paketa 6 miliardë euro e fondeve që BE do të shpërndajë në formën e ndihmave, kredive dhe granteve për projekte të caktuara, për 6 vendet e rajonit.
Ndryshe nga Samiti për Ukrainën ku Prishtina zyrtare u përfaqësua me Presidenten Vjosa Osmani, ditën e sotme Albin Kurti nuk ka udhëtuar drejt Tiranës, edhe pse ishte përfolur pjesëmarrja e tij në samit dhe një takim i mundshëm me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç nën ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama.
Emri i shefit të qeverisë kosovare mungon në listën e pjesëmarrësve që ka publikuar Kryeministria dhe për këtë duket se ka një shpjegim shterues nga ekzekutivi në Prishtinë.
Për A2CNN, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Perparim Kryeziu ka zbuluar se Kurti do të mungojë fizikisht në samitin e sotëm për shkak të angazhimeve të mëparshme, por megjithatë ai do t’i drejtohet liderëve të pranishëm virtualisht përmes një video-adresimi.
/a.r
#Zbulohet #aryseja #pse #Kurti #mungon #në #Samitin #BEBP #drejtohet #liderëve #videomesazh
Java News