Aktualitet

Deputeti i PS: Baza a Kuçovës mund të trajnojë pilotët ukrainas

Denis Deliu, deputet i Partisë Socialiste, ish-ushtarak, foli në Debat nga Alba Alishani për samitin e Ukrainës në Tiranë dhe vizitën e Zelensky-t. Ai u shpreh se baza e Kuçovës mund të përdoret për të trajnuar pilotët ukrainas.

“Ukraina ka nevojë sot edhe për një plumb të vetëm. Shqipëria mund të japë një kontribut shumë të madh në trajnimin e forcave speciale dhe komando, pasi forcat e saj kanë një eksperiencë shumë të madhe.

Po rishikohet idea dhe në samitet e tjera të NATO-s, në Poloni do të trajnohen trupa sepse kanë rezultuar shumë të suksesshme. Të pakta në numër, forcat speciale ukrainase kanë bërë shumë dëme.

Baza ajrore taktike do të shërbejë si garanci për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, por nëse NATO do të vendosë për trajnimin e pilotëve ukrainas dhe nëse NATO vendos për mbështetjen e Ukrainës me avionë luftarakë F-16, unë mendoj se kjo bazë mund të shërbejë për t’i trajnuar ata, por jo që të ngrihen avionë, pasi atëherë NATO do të ishte në luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Deliu.

/a.r

#Deputeti #Baza #Kuçovës #mund #të #trajnojë #pilotët #ukrainas
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button