Aktualitet

Zbulohen pamjet kur Sokol Mjacaj del nga qelia me armën e krimit, itinerari

Inside Story, ka publikuar imazhet ekskluzive të fiksuara nga kamerat e sigurisë në burg, që tregojnë gjithë itinerarin e Sokol Mjacaj.

Saktësisht, në orën 13:47 e 7 sekonda, Mjacaj shfaqet në korridorin e godinës B, Sektorin numër 2, kati i dytë. Janë momentet ku ai sapo ka dalë nga qelia e tij me numër 9. Në sfond janë edhe 3 punonjës policie. Njëri prej tyre, është shoqëruesi që e përcjell nga qelia në zonën e ajrimit, siç parashikohet në rregullat e sigurisë.

Kamera e fikson për të paktën 16 sekonda në korridor para se të dalë jashtë kur ora shënon 13:47 e 23 sekonda. Siç konstatohet nga imazhet, ai dallohet teksa shkon drejt derës me duar në xhepa. Nga analizimi i pamjes, dallohet kontraktimi i tij sikur ruhet për të fshehur diçka në xhepa. Por, kjo me sa duket nuk u ka bërë përshtypje punonjësve të policisë që si rregull, do të duhej ta kontrollonin.

“Skema sigurisë e ka qartë, çdo i burgosur që lëviz jashtë sektorit tij, janë të ndarë, kalon proces kontrolli të detyrueshëm ,qoftë ajrosje, takim me familjar apo aktivitete brenda regjimit, futboll apo aktivitete tjera, në hyrje apo dalje kontrolli i të burgosurve është i detyrueshëm”, u shpreh Faik Basha, ish-drejtor i burgut të Peqinit.

‘Sigurisht dhe neve, çdo prokuror apo gjyqtar, avokat kontrollohet me mënyrë të imtësishme, fizikisht dhe pajisje elektronike për këtë arsye duket absurde dhe e çuditshme se si futet arma nëse funksionojnë kontrollet”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi.

Policët që e shoqëronin autorin e krimit për të dalë në ajrim ishin Indrit Dubali dhe Ilir Balla. Hapja e zgarës së hekurit për të dalë është bërë nga polici në shërbim në atë vend Fatos Pire.

Ilir Balla dëshmia: “Të burgosurit para se të qëndrojnë në ajrim, dalin nga dhomat e tyre dhe nga kollona e sektorit deri në ambientet e ajrimit shoqërohen nga punonjësit e ajrimit, të cilët cdo turn janë dy punonjës dhe sot në këtë turn isha unë së bashku me Indrit Dubalin.”

Ky është një tjetër imazh në orën 13:51 e 30 sekonda kur korridori është bosh dhe Mjacaj ka dalë në ambientet e jashtme të ajrimit pranë godinës B.

#Zbulohen #pamjet #kur #Sokol #Mjacaj #del #nga #qelia #armën #krimit #itinerari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button