Aktualitet

Tetë vende të BE-së bëjnë thirrje për sanksione ndaj Rusisë për vdekjen e Navalnyt

Tetë vende të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje të mërkurën për sanksione ndaj prokurorëve, gjykatave dhe zyrtarëve të burgjeve të Rusisë për vdekjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, raportoi Reuters.

Letra, e cila i është dërguar Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell, është nënshkruar nga ministrat e jashtëm të Republikës Çeke, Estonisë, Finlandës, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Suedisë dhe Rumanisë.

Siç bëhet e ditur, thirrja u mbështet edhe nga Holanda, Franca, Irlanda dhe Danimarka.

“Vdekja e z.Navalny është një tjetër shenjë e represionit të përshpejtuar dhe sistematik në Rusi. Kjo kërkon veprim kolektiv. Besojmë se ekziston një rast i fortë për vendosje të sanksioneve specifike për Rusinë”, thuhet në letrën e ministrave të Jashtëm. “Regjimi i ri i sanksioneve do të sigurojë një bazë të fortë ligjore për të renditur individë nga aparati shtetëror represiv i Rusisë, duke përfshirë ata që kanë marrë vendime të motivuara politikisht kundër anëtarëve të shoqërisë civile dhe opozitës demokratike, si përgjegjësit brenda zinxhirit gjyqësor – prokurorët e gjykatat”, thuhet më tej në letër.

Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg në Rusi. Gruaja dhe mbështetësit e tij kanë akuzuar presidentin Vladimir Putin për vdekjen e Navalnyt, akuzë të cilën Kremlini e mohon.



#Tetë #vende #të #BEsë #bëjnë #thirrje #për #sanksione #ndaj #Rusisë #për #vdekjen #Navalnyt
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button