Gruaja e Navalnyt: Trupi i bashkëshortit ‘u abuzua’ pas vdekjes, frikë për funeralin

Gruaja e Alexei Navalny, Julia Navalnaya, është shprehur se pas vdekjes, me trupin e bashkëshortit të saj është abuzuar.
Sipas mediave të huaja, komentet Navalnaya i bëri gjatë një fjalimi të shkurtër të organizuar nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Ajo tha se Strasburgu ishte një nga qytetet e preferuara të çiftit, por ajo “nuk po shkon më” me familjen e saj atje, por përkundrazi, i drejtohet Parlamentit për vdekjen e burrit të saj në një burg të Arktikut.
Navalnaya thotë se Vladimir Putin “vrau” burrin e saj. Navalny u “torturua për tre vjet” me urdhër të tij, thotë ajo, duke përshkruar se si ai ishte “i uritur dhe i shkëputur nga bota e jashtme” në një “qeli të vogël” dhe iu mohuan vizitat, telefonatat dhe letrat.
“Dhe pastaj e vranë. Edhe pas kësaj ata abuzuan me trupin e tij dhe abuzuan edhe me nënën e tij,” tha zonja Navalnaya.
Duke përshkruar se si ishte z. Navalny, ajo e quan atë një “shpikës” që “gjithmonë kishte ide të reja për gjithçka”.
Ajo diskuton edhe funeralin e tij, i cili do të bëhet të premten.
Ajo thotë se nuk mund të jetë e sigurt nëse ngjarja do të jetë e qetë apo “nëse policia do të arrestojë ata që vijnë për t’i thënë lamtumirën tim shoqi”./m.j
#Gruaja #Navalnyt #Trupi #bashkëshortit #abuzua #pas #vdekjes #frikë #për #funeralin
Java News