FOTOLAJM/ Zelensky në Tiranë, ja kush janë snajperistët që mbrojnë Presidentin e Ukrainës

Vizita e presidentit të Ukrainës Volodomir Zelensky në Tiranë dhe samiti i Ukrainës po organizohet nën masa të rrepta sigurie.
Zelensky ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza’ në Tiranë me një avion Airbas A 310. Burimet nga policia bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që avioni i tij të jetë shoqëruar dhe avionë të tjerë luftarakë, si dhe pjesë e delegacionit janë dhe forcat e sigurisë që e mbrojnë.
Me të mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ (Ora 23:00, 26 shkurt 2024) Presidenti Zelensky është pritur dhe shoqëruar nga Rinasi për në Tiranë nga një super eskortë me dhjetëra makina policie, numri i saktë I tyre nuk tregohet për çështje sigurie.
Ndërsa forcat elitë RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, të cilave u janë bashkëngjitur edhe forca të sigurisë ukrainase janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e të gjithë takimit dhe samitin. Mësohet se mes autoriteteve të sigurisë ka pasur komunikime të mëparshme për masat e sigurisë, mëson Shqiptarja.com dhe Report Tv.
Ndërkohë ka dhe snjaperistë, efektivë të gardës lart mbi godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.
/f.s
#FOTOLAJM #Zelensky #në #Tiranë #kush #janë #snajperistët #që #mbrojnë #Presidentin #Ukrainës
Java News