Me vlerë monetare 143 milionë dollarë, sekuestrohen 5 tonë kokainë në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar kokainë me vlerë më shumë se 143 milionë dollarë, gjatë një operacioni në Oqeanin Paqësor.
Roja Bregdetare Amerikane tha se një helikopter i saj pikasi një mjet lundrues të dyshimtë gjatë patrullimit mbi oqean, si pjesë e një operacioni të gjerë kundër lëndëve narkotike.
Varka, e pajisur me motorë të fuqishëm për lundrim me shpejtësi të lartë, nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar. Por efektivët arritën t’i nxirrnin jashtë përdorimit motorët, ndërsa trafikantët u përpoqën të hidhnin thasët me kokainë në ujë.
Roja Bregdetare tha se arriti të kapë rreth 5 mijë kilogramë kokainë. E krijuar që në vitin 1969, patrulla e Paqësorit Verior operon për të ruajtur hapësirën mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por zbret edhe deri në brigjet e Amerikës Qendrore dhe asaj të Jugut.
/f.s
#vlerë #monetare #milionë #dollarë #sekuestrohen #tonë #kokainë #në #SHBA
Java News