Aktualitet

Të dënuarit e burgut Durrës, peticion për miratimin e amnistisë: Falja është njerëzore, politika të mos na e çojë dëm këtë mundësi

Një peticion është hartuar nga të dënuarit që vuajnë dënimin në IEVP Durrës. Ata kërkojnë të miratohet amnistia penale në parlament dhe të mos mbahen peng i qëndrimeve politike.

“Falja dhe amnistia është njerëzore dhe të dënuarit duan që politika mos t’ua çojë dëm këtë mundësi për liri”, shkruhet në peticionin, që është iniciuar nga një kryefamiljar, i cili ka humbur nënën disa muaj më parë, ndërsa i ati është sëmurë dhe ka nevojë për përkujdesje.

Peticioni i drejtohet kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentares Lindita Nikolla, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Grupeve Parlamentare. Ata kërkojnë që palët politike që gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të miratojnë amnistinë penal./m.j

#Të #dënuarit #burgut #Durrës #peticion #për #miratimin #amnistisë #Falja #është #njerëzore #politika #të #mos #çojë #dëm #këtë #mundësi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button