Gjikondi: Koalicioni që ka sajuar Berisha është strehë e tij

Analistja Brizida Gjikondi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 se koalicioni që ka krijuar Berishës është strehë e tij.
Sipas saj, Berisha e ka shndërruar atë koalicion në funksion të interesave të tij politike.
“Unë mendoj se koalicioni që ka sajuar Berisha, që duhet kurajë që të mos marrësh pjesë atje sepse ne e dimë mirë se si Berisha i linçon direkt dhe indirekt është totalisht strehë e tij.
Jo vetëm që e ka krijuar atë koalicion totalisht në funksion të vet por ne e dimë që Berisha nuk ka pasur as letra për të marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka pasur as komisionerë, ka përdorur Ilir Metën, partinë e Lirisë. Dhe Berishës i pëlqen kjo situatë politike. Berisha gëzon dhe ka hare në një politikë kaotike”, u shpreh Gjikondi.
/a.r
#Gjikondi #Koalicioni #që #sajuar #Berisha #është #strehë #tij
Java News