Aktualitet

Futbollisti shqiptar luan ndeshjen e 100 me skuadrën e La Ligas, klubi e uron në faqen zyrtare

Ivan Balliu ka luajtur ndeshjen e tij numër 100 me fanellën e Rayo Vallecanos.

Vetë klubi i La Ligas ka uruar mbrojtësin shqiptar në llogarinë e vetë zyrtare në “Twitter”.

“Ivan Balliu, urime për arritjen e numrit të 100 ndeshjeve zyrtare me Vallecanon, ka shkruar klubi spanjoll.

Ndërkohë 95 prej paraqitjeve të tij i përkasin ndeshjeve të kampionatit, ndërsa 5 të tjera atyre të kupës. Megjithatë, kjo ditë e veçantë e lojtarit të Kombëtares shqiptare nuk është festuar me pikë.

Ekipi i tij është mposhtur sot me rezultatin 3-0 nga Girona në transfertë.



#Futbollisti #shqiptar #luan #ndeshjen #skuadrën #Ligas #klubi #uron #në #faqen #zyrtare
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button