Aktualitet

Martesa nën 16 vjeç, Çobani: Gjëja më e rëndë që po përjeton shoqëria shqiptare! Alarm kombëtar!

Në fund të seancës së “Shihemi në Gjyq”, Maliqi vazhdon t’i qëndrojë besimit të tij te kanuni për mos ta pranuar Erjonën në shtëpi. 19-vjeçarja u përball me të atin në rubrikën e së  “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për martesën me mblesëri të kryer kur ajo ishte 16 vjeçe. Prej kësaj bashkëjetese sepse Erjona nuk ka celebrim, ka ardhur në jetë një djalë.

Bashkëjetuesi e ka nxjerrë nga shtëpia dhe djali i cili është ende i vogël, qëndron me gjyshërit që po e mbajnë pa të drejtë. Gjatë telefonatës në studio, vjehrri i Erjonës e akuzoi se ka qenë ajo që është larguar nga shtëpia si dhe e konsideroi të sëmurë.

Për gjithë këtë situatë, Eni Çobani pati një premtim ndaj Erjonës që ajo të ribashkohet me të birin ndërsa pati edhe një thirrje të fortë për shqiptarët.

Eni Çobani: Erjona e dashur, unë nuk të lë. Unë do ta çoj deri ën fund që ty të të jepet një ambient dinjitoz për të arritur për të marrë fëmijën tënd, për t’u puënsuar dhe për të pasur një jetë të lumtur krah djalit tënd. Këtë nuk e bën Eni Çobani pa ndihmën dhe mbështetjen e shqiptarëve prandaj i drejtohem kryetarit të bashkisë, me Erjona Kastratin do doja një zgjidhje të tillë sa më shpejt dhe Avni Hetaj, më dëgjo dhe njëherë, dorëzoji djalin 1 vjeç e 5 muaj nënës dhe më pas hap procese gjyqësore sa të duash dhe nëse ta jep gjykata, do të të shtrëngoj dorën, ta marrësh dhe prapë do t’i lejosh nënës për takimet e veta dhe me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ka.

Përndryshe zotëri ju do vazhdoni të ndiqeni penalisht nga ligji, por edhe njëherë, duhet të bëjmë një ligj të thelluar për baballarët që lejojnë fëmijët në moshë 16, 15 dhe 14 që të martohen. Është gjëja më e rëndë që po përjeton shoqëria shqiptare dhe kjo kërkon një ngritje kombëtare. Është alarm kombëtar që këto vajza të mos vijnë këtu, por këto vajza të shkollohen, djemtë të shkollohen, të marrin arsimin e duhur dhe t’i tregojnë prindërve që janë të zotë për veten.

/a.r

#Martesa #nën #vjeç #Çobani #Gjëja #më #rëndë #që #përjeton #shoqëria #shqiptare #Alarm #kombëtar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button