Nuk i del inati – Olsi Bylyku thumbon sërish produksionin e Big Brother

Olsi Bylyku u largua pak javë më parë në një televotim të papritur nga Big Brother VIP Albania 3.
Ai ka qenë i shokuar me daljen nga shtëpia, si konkurrenti më pak i votuar brenda.
Pas eliminimit, këngëtari e aktori nuk ka ndaluar thumbat ndaj Ledion Liços dhe produksionit të BBVA.
Diçka të tillë e ka bërë sërish mbrëmjen e djeshme (e shtunë) gjatë spektaklit pas largimit të Albi Nakos.
“Si arritëm kështu, zhgënjim i madh paskan qenë të gjithë artistët”, shkruan ai teksa e shoqëron shkrimin me një selfie të tijën duke buzëqeshur.
Olsi e bëri postimin pasi e ka vënë në dyshim edhe daljen e tij, meqë është shumë i njohur jashtë dhe ka fansa gjithandej.
Veç Albit, spektaklin e kaluar u eliminua edhe këngëtarja Arta Kabashi.
#Nuk #del #inati #Olsi #Bylyku #thumbon #sërish #produksionin #Big #Brother
Java News