Aktualitet
200 motoçiklistë italianë ” pushtojnë” sheshin e trageteve në Durrës

Pas një turi 3 ditor që kanë zhvilluar në Shqipëri rreth 200 motoçiklistë nga Italia, miqtë e apasionuar pas peisazheve të vëndit tonë, sonte kanë mbushur sheshin e trageteve në kthim drejt Italisë. Ata gjatë 3 ditëve zhvilluan një tur mbreselënës duke filluar nga Vlora në Sarandë, Gjirokaster, Berat dhe Durres. Turi u organizua nga klubet e motoçiklisteve italianë.



