Aktualitet

VIDEO/ Xhaka i ‘mashtroi’ të gjithë tifozët me festimin që bëri pas golit, frika e Xabi Alonsos bëhet virale

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka i ka ‘mashtruar’ të gjithë me festimin interesant që bëri pas golit të jashtëzakonshëm që shënoi kundër Mainz për t’i dhënë epërsinë Bayern Leverkulsenit.

Ish-futbollisti i Arsenalit po shijon një sezon fantastik me liderin e Bundesligës, të cilët janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e tyre të parë në histori nën urdhrat e Xabi Alonsos.

Xhaka shënoi në minutën e tretë të takimit për avantazhin e Leverkusenit duke shënuar një super gol që la të shtangur portierin kundërshtar.

Por tifozët, Xabi Alonso dhe stafi i trajnerëve, u shqetësuan kur menjëherë pas golit Xhaka filloi të shtrëngonte kofshën e tij.

Kjo ishte mënyra që kishte zgjedhur Xhaka për të festuar golin teksa ai vazhdoi duke kërcyer me bashkëlojtarin Jeremie Frimpong./m.j



#VIDEO #Xhaka #mashtroi #të #gjithë #tifozët #festimin #që #bëri #pas #golit #frika #Xabi #Alonsos #bëhet #virale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button