Amnistia Penale/ Meta: U tërhoq se u prishën pazaret! Ligji për ‘zonat e mbrojtura’ për llogari të oligarkëve

Partia e Lirisë nuk është e gatshme për të dhënë 3 votat e saj pro amnistinë penale, duke sinkronizuar qëndrimin e saj me pjesën tjetër të opozitës. Duke e komentuar për herë të parë shtyrjen e votimit në parlament, për shkak se PS nuk i siguroi 84 votat e nevojshme, Meta foli për zhbërje pazaresh për amnistinë.
“Tërheqja nga rendi i ditës i projektligjit për amnistinë penale ishte dëshmi sesi kuvendi është marrë peng nga Rama, ku ligjet hiqen sipas axhendave të pazareve që bëhen apo zhbëhen.”- tha Meta.
Teksa e quajti Kuvendin të zhytur në paligjshmëri, Meta tha se ligji i zonave të mbrojtura I kaluar me vetëm votat e PS, është ligj për llogari të oligarkëve.
‘Kuvendi kaos dhe paligjshmëri, që miraton ligje për llogari të oligarkëve. I tillë ishte miratimi I ligjit të kontestuar për masakrimin e zonave të mbrojtura që rrezikojnë të kthehen në komplekse pallatesh e biznese që kanë qëllim pastrimin e parave.’- u shpreh Meta.
Projektligji për amnistinë penale nuk mundi të kalonte të enjten në parlament, pasi e gjithë opozita kushtëzoi votën e saj, përballë PS që i duheshin të paktën 6 vota nga opozita. PD e Lulzim Bashës kërkoi faljen e të gjithë protestuesve ndërsa Rithemelimi e kushtëzon votimin me plotësimin e kërkesave të tyre për bashkëkryetarin e reformës zgjedhore dhe komisionet.
/f.s
#Amnistia #Penale #Meta #tërhoq #prishën #pazaret #Ligji #për #zonat #mbrojtura #për #llogari #të #oligarkëve
Java News