Aktualitet
VIDEO/ Karnavalet e Shkodrës: Elisa Spiropali shfaqet e maskuar dhe veshur me të bardha

“Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”, kanë nisur ditën e sotme me shumë aktivitete të nisura që në orën 10 të mëngjesit e kanë vazhduar edhe në mbrëmje.
Qindra qytetarë festuan në rrugët e qytetit me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe, e mes tyre u vu re edhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.
Ajo ka zgjedhur që për karnavale të vishet e të maskohet e gjitha me të bardha.
Zbukurimet shumëngjyrëshe nuk munguan as në rrugët dhe sheshet e qytetit.
Festa në kryeqendrën e Veriut që pritet të zgjasë 3 ditë dhe finalizohet ditën e diel me djegien e dordolecit që simbolizon djegien e së keqes./m.j
#VIDEO #Karnavalet #Shkodrës #Elisa #Spiropali #shfaqet #maskuar #dhe #veshur #të #bardha
Java News