Emrat/ U pezulluan se s’i kaluan shtetit 23 hektarë tokë në Lezhë, Apeli rikthen në detyrë 11 punonjës të Kadastrës

Gjykata e Apelit ka vendosur rrëzimin e vendimit të marrë në 30 janar që la në fuqi pezullimin e 11 punonjësve të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë të cilët akuzoheshin për moszbatimin e një vendimi gjyqësor për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Me vendimin e sotëm, çështja kthehet në gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës por me një trup tjetër gjykues nga ai që dha vendimin për pezullimin e punonjësve.
Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga u pezulluan nga detyra me 26 janar të këtij viti. Në reagimin e bërë, ata e konsideruan vendimn për pezullimin e tyre, si të paligjshëm, duke akuzuar prokurorinë për fshehje të vendimi të gjykatës, e cila kishte refuzuar konfiskimin e pronave për të cilat pretendohet që Kadastra nuk vepruar./m.j
#Emrat #pezulluan #kaluan #shtetit #hektarë #tokë #në #Lezhë #Apeli #rikthen #në #detyrë #punonjës #të #Kadastrës
Java News