Aktualitet

Sejamini ia thotë troç Bardhit: Protestat e opozitës, humbje kohe… A merrni ndonjë votë?!

Neritan Sejamini e konsideron protestën e opozitës, humbje kohe, pasi nuk shton vota.

I ftuar në emisionin “‘Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se opozita po gëzohet tani, pas protestës së 20 shkurtit, ndërkohë që Edi Rama ka nisur punën në terren për zgjedhjet e ardhshme.

Biseda në studio: 

Neritan Sejamini: Mendoj se protestat janë humbje energjie dhe humbje kohe e Partisë Demokratike. PD bën vazhdimisht protesta dhe i gjithë vizioni i saj është të bëjë një protestë dhe pastaj heshtje. Nuk mendoj se njerëzit lexojnë shumë mesazhe nëpër protesta.

Zgjedhjet dhe politikanë janë pragmantiste. Opozita gëzohet sa njerëz mblodhëm, sikur është arritje. A shto kjo ndonjë votë? A është hap përpara? Ka një realitet alarmant për opozitën. Ndërkohë që ju punoni të mbushni sheshin, Edi Rama ka dalë në terren për zgjedhje. Opozita po i bën kurth vetëvetes. Qëllimi i vetëm i një partie politike është të fitojë zgjedhje, cdo minutë e harxhuar për këto protesta, është kohë e humbur kot. Një vit para zgjedhjeve opozita po humbet kohë.

Gazment Bardhi: Neritani e thotë gjithmonë këtë, nxit më shumë rrugën e ekipit dhe alternativës, që është e domosdoshme, por kur padrejtësitë shtohen, kur ndërtohet një sistem që nuk pyet për alternativa dhe për ekip, sepse mekanizmi i zgjedhjeve është shndërruar në kriminal, edhe protesta është e domosdoshme. Ne nuk mund të sillemi sikur jemi vend me demokraci të zhvilluar, që unë do dal tani të shpalos programin dhe alternativën.

/a.r

#Sejamini #thotë #troç #Bardhit #Protestat #opozitës #humbje #kohe.. #merrni #ndonjë #votë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button