Life Style

Bën parashikimin / Olta Gixhari nuk ndal së qeshuri me propozimin e Luizit: Nuk e kanë të gjatë…

Olta Gixhari është pyetur në “Wake Up” për propozimin që Luizi i ka bërë Kiarës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.Ajo ka qeshur me të madhe e shprehet se nuk beson se lidhja e tyre e ka të gjatë, madje sipas saj, propozimi nuk i shkaktoi asnjë emocion.Blendi Salaj: Luiz Ejlli i propozoi për martesë Kiara Titos…

Olta i ndërpret fjalën Blendit dhe fillon të qeshë me të madhe.

Olta Gixhari: Më fal…

Neada Muçaj: Është diçka që të bën për të qeshur?

Blendi Salaj: Ti ke thënë që natën e parë se këtu, në këtë shtëpi, ti do gjesh nënën e fëmijëve të tu.

Olta Gixhari: Mund të jetë nëna e fëmijëve të tu dhe ai tha “pritna Zot, çdo ajo këtu”! (Qesh)

Blendi Salaj: Si mendon, çfarë ndodh me këtë çift sipas teje?

Olta Gixhari: Unë e kam thënë dhe aty brenda që shpesh herë qeshja dhe i thoja Kiarës që nuk keni kimi bashkë dhe nuk e keni shumë të gjatë, unë vazhdoj të jem me të njëjtin mendim.

Aty e kam zbukuruar duke e thënë në këtë formë, sigurisht se nuk doja të godisja as njërin, as tjetrin në këtë pikë se nuk kam dashur dhe unë e kam thënë shpesh që në atë shtëpi kam kursyer shumë njerëz. Veçanërisht Luizin e kam kursyer shumë.

Mbase dhe kjo është arsyeja pse flet kaq mirë brenda shtëpisë për mua. E dëgjova një ditë që thoshte kemi pasur shumë respekt për njëri-tjetrin dhe kur ishin pika që ne nuk donim t’i preknim, realisht Olta nuk i prekte.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button