Aktualitet

PD bojkotoi Kuvendin, Basha: Amnistinë e ndryshuan në mënyrë tinëzare për të liruar zyrtarët e korruptuar

Pasi bojkotuan seancën e sotme plenare, Lulzim Basha në një deklaratë për mediet dhe ka treguar aresyen pse nuk e votun ligjin për Amnistinë.

Nga selia e Partisë Demokratike ai ka hedhur akuza ndaj mazhorancës.

Basha: Ka një ndryshim thelbësor dhe të bërë në mnëyrë tinëzare, të futur në çastin e fudit me qëllim që një numër i madh zyrtarësh publikë të përfitojnë nga amnsitia. Ne jemi të gatshëm t’i japim fund kësaj shfaqej të shëmtuar sapo ata që e bënë këtë shfaqje të shëmtuar t’i japin fund me të vëretë. Ka shumë të dënaur që sot prisnin të merrnin lajmin e mirë. Këtë sot e bëri qeveria, e cila nuk do një amnisti humanitare por do ta përdorë për të liruar zyrtarët e korruptuar. Dua ta them qartë dhe prerë, nëse ka reflektim ky reflektim nuk duhet të ndodhë në kulisat e pazareve për të peshkuar deputetë që të votojnë lehtësimin e dënimit për zyrtarët e dënuar. Diçka e tillë përbën një këmbanë alamri që kjo qeveri dhe ky kryeinsitër nuk kanë qëllim tjetër përveçse të vendosin nën kontroll insttucionet e drejtësisë sepse kanë frikë nga fillimi i fundit të panfëshkueshmërisë. Për ne ky është prioritet kryesor.

/a.r

#bojkotoi #Kuvendin #Basha #Amnistinë #ndryshuan #në #mënyrë #tinëzare #për #të #liruar #zyrtarët #korruptuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button