Aktualitet
Prokuroria e Ferizajt nis hetimet për rastin e vdekjes së 23 vjeçares nga Ukraina

Një grua e moshës 23-vjeçare është gjetur e vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, në drejtimin Ferizaj – Prishtinë.
Viktima është shtetase nga Ukraina.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.
Kryeprokurori Shukri Jashari, tha se po punohet intensivisht për zbardhjen e rastit.
“Akoma nuk dihen ende dyshimet apo shkaqet e rastit, sepse jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, tha Jashari për Klankosova.
“Do të bëhen të ditura me kohë detajet e reja”, theksoi ai.
#Prokuroria #Ferizajt #nis #hetimet #për #rastin #vdekjes #së #vjeçares #nga #Ukraina
gazetablic.com