Aktualitet
Konsumoi fostoksinë, humb jetën 23-vjeçarja nga Shkodra

Një 23-vjeçare nga Shkodra ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë.
Policia tha se në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja Suela Hysenaj, 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit të lëndës helmuese fostoksinë.
– Advertisement –
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
#Konsumoi #fostoksinë #humb #jetën #23vjeçarja #nga #Shkodra
Java News