Aktualitet

VIDEO/ “Ju ka hyrë lepuri në bark”, tension në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, socialistët largohen nga salla

Tensione në Byronë e Kuvendit, ku po shqyrtohej ankimimi i dy deputeteve të PD-së, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, të cilat u përjashtua nga seancat plenare për 10 ditë.

Këto të fundit kërkuan mbledhjen e Byrosë, seancë në të cilën ‘plasi’ debati mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.

Noka, Bardhi, Vokshi dhe Dhurata Çupi debatuan me Felajn dhe Bushkën, ndërsa ato ikën nga salla. “Turp, ju përfaqësoni krimin”, iu drejtua Noka përfaqësuesve të PS-së.

“Ku i ke fshehur deputetët? Jeni të frikësuar nga protesta”, dëgjohet teksa thotë Vokshi. Ndërsa Noka thotë; “ju ka hyrë lepuri në bark”. Sakaq, Dhurata Çupi i kthehet Bushkës, ndërsa i sugjeron asaj që të mbajë në sallë Felajn. Për më tepër dëgjoni videon e siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Osman Stafa.

/f.s

#VIDEO #hyrë #lepuri #në #bark #tension #në #mbledhjen #Byrosë #së #Kuvendit #socialistët #largohen #nga #salla
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button