Aktualitet

Mashtronte njerëzit për punësime jashtë Shqipërisë, arrestohet 31-vjeçarja –

Policia e Tiranës ka arrestuar 31-vjeçaren Xherina Nasufi, e akuzuar për mashtrim. E reja mësohet se është administratore e kompanisë “Alxher Service”, e ndodhur në rrugën e Kavajës, në kryeqytet.

Sipas burimeve për A2 CNN, 31-vjeçarja akuzohet se ka mashtruar 3 persona të ndryshëm të cilët kanë kallëzuar mashtrimin në polici.

Në periudha të ndryshme, Nasufi u ka marrë atyre para me arsyetimin se do u lidhte kontrata pune në vendet e BE-së, e kryesisht në Angli. Por pasi u merrte paratë deri ne 500 euro nuk i takonte më klientët.

#Mashtronte #njerëzit #për #punësime #jashtë #Shqipërisë #arrestohet #31vjeçarja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button