VIDEO/ Shkëlzen Berisha përplaset me efektivin e policisë, mbrohet nga truprojat e të atit

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin, është përplasur me një efektiv policie menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës.
Sipas asaj që raporton gazetari i A2 CNN Jul Kasapi, Shkëlzen Berisha po filmonte me celularin e tij shoqërimin e dy të rinjve nga ana e policisë, kur një prej efektivëve i është afruar dhe e ka kapur nga dora duke u përpjekur ta ndalonte që të filmonte, por pa ia arritur.
Menjëherë janë afruar edhe mbështetës të tjerë të opozitës të cilët i kanë kërkuar llogari efektivit civil, por ky i fundit është larguar.
Të paktën një prej truptojave që është parë gjithmonë në shoqërinë e ish-kryeministrit Berisha, tani që ai ndodhet në arrest me sa duket po kujdesen për sigurinë e djalit të tij.
/f.s
#VIDEO #Shkëlzen #Berisha #përplaset #efektivin #policisë #mbrohet #nga #truprojat #të #atit
Java News