Aktualitet

Meta reagon nga Egjipti: Protestë madhështore! Ka nis beteja pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë

Pas protestës së opozitës, ka reaguar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një postim në Facebook, ai shprehet se sot ishte një protestë madhështore.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!”, shprehet ai.

Kujtojmë se Meta nuk ishte në këtë protestë, për arsye se ndodhej në një konferencë në Egjipt.

/f.s

#Meta #reagon #nga #Egjipti #Protestë #madhështore #nis #beteja #kthim #për #shpëtimin #Shqipërisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button