Aktualitet

“Do vijojmë investimet në Shqipëri”, Erdogan-Ramës: Pastroni vendin nga “mbetjet gyleniste”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama në Ankara, teksa mes dy vendeve janë firmosur disa marrëveshje.

Erdogan tha se Turqia do të vijojë investimet në Shqipëri dhe do të mbështesë projektet për zhvillimin e vendit.

“Ju uroj mirëseardhjen edhe një herë. Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet.  Me marrëveshjet që nënshkruam, përforuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë. Në janar 2021 dhamë lajmin që do ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe ketej e tutje do te jemi pranë popullit shqiptar.”, tha Erdogan.

Ai komentoi gjithashtu edhe prezencën e anëtarëve të organizatës gyleniste “Feto” në Shqipëri dhe tha se vendi duhet pastruar nga këto mbetje.

“Pjesë e agjendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të Shqipërisë. Shikojmë që autoritetet shqiptarë janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë”, tha erdogan.

/a.r

#vijojmë #investimet #në #Shqipëri #ErdoganRamës #Pastroni #vendin #nga #mbetjet #gyleniste
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button