Aktualitet
Vdes legjenda e futbollit gjerman, Andreas Brehme

Ka vdekur ish futbollisti i njohur i Gjermanisë, Andi Brehme njeriu që ndihmoi ‘Panzerët’ të fitojnë Kupën e Botës në finalen e 1990 kundër Argjentinës në Romë
Andi Brehme (63) vdiq në Mynih, sipas raportimeve të fundit nga një arrest kardiak, përcjell Sport.
Brehme u pranua në dhomën e urgjencës në klinikën në Ziemssenstrasse pranë banesës së tij, por çdo ndihmë erdhi shumë vonë për të.
Në fillim të këtij viti, ai u prek thellë nga vdekja e mikut tëtij, Franz Beckenbauer.
/ Sport/
#Vdes #legjenda #futbollit #gjerman #Andreas #Brehme
gazetablic.com