Aktualitet

Berisha: Kostoja më e madhe për Kosovën? E braktisur nga ata që e krijuan! Kurti po…!

Deputeti i PDK Hisen Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania se me sjelljen e tij Albin Kurti po vë në rrezik miqësinë e Kosovës me shtetet që i kanë siguruara asaj pavarësinë.

Sipas tij, Kurti po e mbush popullin me propagandë, ndërkohë që gjendja social-ekonomike në Kosovë është e mjerueshme.

“Duhet të jetë konsensusin edhe të opozitës për vendime të mëdha, edhe të shoqërisë civile, tani ka dalë edhe kundër partnerëve ndërkombëtarë pa të cilët ne nuk mund të ecim  përpara, siç janë SHBA.

Në mënyrë cinike dhe ironike po tallet duke sjellë kosto për Kosovën. A ka koston më të rëndë se Kosova të jetë nën sanksionet e vendeve që vetë e kanë ndihmuar të çlirohet dhe vetë ja kanë dhënë ekzistencën.

Në Kosovë po mbulohet gjendja e mjerueshme me tema të mëdha. Në qeverisjen e Kurtit, 500 mijë njerëz shumica të rinj me diploma janë larguar nga vendi.

Kurti po e tërheq popullin zvarrë me propagandën e tij”,  tha Berisha./m.j

#Berisha #Kostoja #më #madhe #për #Kosovën #braktisur #nga #ata #që #krijuan #Kurti #po..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button