Aktualitet

Të shtëna me armë drejt një veture në Pejë, i dyshuari është në arrati

Një person raportohet se ka shtënë me armë zjarri në veturë në Pejë, i dyshuari aktualisht është në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet

Policia ka njoftuar se në Pejë dy persona kanë raportuar se një i dyshuar tjetër ka qëlluar në drejtim të tyre nga një veturë tjetër teksa udhëtonin me veturë.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes viktimave dhe të dyshuarit.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve në veturën e viktimave është gjetur dhe sekuestruar një predhë, e cila dyshohet se ka qëlluar veturën gjatë incidentit.

I dyshuari është në arrati dhe është njoftuar prokurori lidhur me rastin.

“Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë 18.02.2024 – 22:05. Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar policinë, se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë, nga një veturë tjetër në drejtim të tyre ka shtënë me pistoletë i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimave rastit i ka paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme që kishin me të dyshuarin. Në veturën e viktimave është gjetur dhe sekuestruar një predhë e cila dyshohet se ka qëlluar veturën gjatë incidentit. I dyshuari gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka filluar hetimet për rastin.



#Të #shtëna #armë #drejt #një #veture #në #Pejë #dyshuari #është #në #arrati
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button