Aktualitet

Përshkallëzimi i sulmeve në Sudan/ Pas Amerikës edhe Britania merr vendimin e minutës së fundit

Sulmet e vazhdueshme në Sudan kanë bërë që Forcat e Armatosura të evakuojnë stafin diplomatik britanik dhe anëtarët e familjeve të tyre nga vendi.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se ndërhyrja ishte e domosdoshme dhe urgjente, pasi sipas tij kishte pasur një përshkallëzim të dhunës dhe stafi i ambasadës ishte kërcënuar. Ndërkohë në Sudan ka ende qytetarë britanikë që jetojnë atje.

“Ne po vazhdojmë të ndjekim çdo rrugë për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Sudan dhe për të garantuar sigurinë e shtetasve britanikë që mbeten në vend.”


Ndërkohë më herët nga Sudani u evakuua edhe personeli amerikan.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button