Rama në zyrat e TikTok në Mynih, takon numrin 2 të kompanisë: Diskutuam nevojën për rritjen e vigjilencës ndaj dhunës online

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë së TikTok në Mynih.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se me Theo Bertram kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.
Më tej, kreu i qeverisë tha se u njoh me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe
“Mynih – Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama./m.j
#Rama #në #zyrat #TikTok #në #Mynih #takon #numrin #të #kompanisë #Diskutuam #nevojën #për #rritjen #vigjilencës #ndaj #dhunës #online
Java News