Aktualitet

FOTOT/ Vizita e Blinken në Tiranë: Çfarë nuk u pa në media nga vizita e Sekretarit të DASH dhe takimi me Ramën

Për herë të parë si Sekretar amerikan i shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar sot një vizitë  zyrtare në kryeqytetin shqiptar.

Në fotot e mëposhtme, të shkrepura nga “LSA”, janë ‘memorizuar’ të gjitha momentet e kësaj vizite, që nga çasti i zbritjes nga avioni në Rinas, e të mbyllja e Konferencës.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Blinken mbërriti në Rinas rreth orës 11:00 të kësaj të enjteje ku u prit nga ministri i jashtëm Igli Hasani, ndërsa rreth orës 13:30 ai zhvilloi takimin e parë, me punonjësit e ambasadës amerikane në Tiranë dhe anëtarë të familjes së tyre.

Po ashtu ai zhvilloi një takim edhe me katër përfaqësuesit e lartë të institucioneve të drejtësisë në vend, mes tyre edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Më tej ai u takua me Presidentin e vendit, Bajram Begaj, për t’u zhvendosur më pas në ambientet e ‘Piramidës’ ku u takua me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet arsimore amerikane.

Fill më pas, Blinken u drejtua në Kryeministri ku zhvilloi takim me kryeministrin Edi Rama. Gjatë këtij takimi, Sekretari amerikan i Shtetit dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, firmosën dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Konkretisht, “Memorandumin e mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”; “Memorandumi i mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Në fund të kësaj vizite, Edi Rama dhe Antony Blinken mbajtën një konferencë të përbashkët për gazetarët shqiptarë dhe ata të huaj./m.j

#FOTOT #Vizita #Blinken #në #Tiranë #Çfarë #nuk #në #media #nga #vizita #Sekretarit #të #DASH #dhe #takimi #Ramën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button