Aktualitet

Basha: Javën e ardhshme padi penale në SPAK për incineratorët, fakte të reja për Ramën e Veliajn

Partia Demokratike do të depozitojë javën e ardhshme në SPAK një padi penale në lidhje me atë që e konsideron si afera e incineratorëve.

Lajmi u bë me dije nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit sqaroi se kanë në dorë fakte të reja në lidhje me këtë çështje, duke iu referuar deklaratave të bëra ditë më parë nga ish.zv-kryeministri në arrati Arben Ahmetaj i cili theksoi se Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj janë pronarët “de facto” të incineratorëve.

Numri dy i qeverisë së tij për shumë vite, e akuzoi me emër mbiemër si përfitues të aferës së incineratorëve, duke thënë se është de facto pronar i incineratorëve e duke përmendur emra të individëve që paratë e këtyre incineratorëve i kanë dorëzuar te Rama dhe Veliaj, duke përfshirë dhe gjatë fushatave të tij. Rama ka përdorur vizitën e Blinken për t’u fshehur nga një detyrim kushtetues që nga ana tjetër tregon se ç’teatër i shpifur fshihet këtu, se sa I leverdis Ramës që të mos ketë Parlament dhe të mos përgjigjet para PD-së.

Shpreh keqardhjen se ky skenar që është në favor të Ramës, sot ekzekutohet nga të tjerë deputetë të opozitës duke i hequr mundësinë PD-së të gozhdoj Ramën.

PD nuk dorëzohet para këtij teatri.

PD po përgatit dhe javën e ardhme do dorëzoj në SPAK padi penale bazuar në fakte të reja të dala në dritë, përfshirë pohimet e ish-zv.kryeministrit, individë të tjerë të përfshira në këtë aferë të denoncuara nga Ahmetaj, siç është Blerim Hoxha që supozohet se ka kanalizuar miliona euro të shqiptarëve të vjedhura përmes incineratorëve në fushatat elektorale të PS-së, Ramës e Velisë”, tha Basha.

/a.r

#Basha #Javën #ardhshme #padi #penale #në #SPAK #për #incineratorët #fakte #të #reja #për #Ramën #Veliajn
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button