Aktualitet
Vetëvrasja e 27-vjeçares/ Altin Çoku në gjykatë: Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, foton nuk e publikova unë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Altin Çokun, të akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini në Kamzë.
Në kafazin e gjykatës, Altin Çoku tha për gazetarët se është arrestuar në mënyrë të paligjshme pasi sipas tij foton intime të të ndjerës e ka publikuar në TikTok një person tjetër.
“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet se kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H., janë mesazhet në telefonin e vajzës së ndjerë”, tha Altin Çoku.
/a.r
#Vetëvrasja #27vjeçares #Altin #Çoku #në #gjykatë #Jam #arrestuar #në #mënyrë #të #paligjshme #foton #nuk #publikova #unë
Java News