Robert Jarni shkarkohet nga pozita e trajnerit të Kroacisë U-17 pasi bëri tifo kundër klubit kroat në Evropë

Robert Jarni është shkarkuar nga pozita e selektorit U-17 të Kroacisë pasi e tha publikisht se do të bëjë tifo për klubin spanjoll, Real Betis kundër kampionëve kroatë, Dinamo Zagreb në ndeshjen e sontme të Ligës së Konferencës.
55 vjeçari i kishte zhvilluar 98 ndeshje me Betisin në periudhën 1995-1998, ndërsa në intervistë tha se do ta mbështesë ish-klubin e tij kundër Dinamo Zagrebit.
Dhe, kjo menjëherë ngjalli reagime në Kroaci, ndërsa futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Kroacisë, Bruno Petković tha në konferencë për shtyp dje se Jarni ishte një “palaço” pas deklaratës së këtij të fundit për të bëtë tifo kundër një klubi kroat në Evropë.
E sot në mëngjes, Federata Kroate e Futbollit njoftoi se e ka shkarkuar Jarnin për komentet e tij.

Jednoglasnom odlukom Izvršnog odbora Hrvatskog nogometnog saveza, Robert Jarni razriješen je dužnosti izbornika hrvatske U-17 reprezentacije nakon neprimjerenih izjava u medijima.
Izvršni odbor HNS-a podržava pravo svakog pojedinca, pa tako i svakog nogometaša – uključujući… pic.twitter.com/kUVlrEvVp0
— HNS (@HNS_CFF) February 15, 2024
“Me vendim anonim të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Kroate të Futbollit, Robert Jarni është liruar nga detyra e tij e trajnerit të Kroacisë U-17 për shkak të deklaratave të pahijshme të bëra në media. Pasi u vërtetuan deklaratat e Jarnit për të bërë tifo për Betisin në ndeshje me përfaqësuesin kroat Dinamo në një garë të UEFA-s, u vendos që Jarni nuk mund të mbetet në ekipin e të rinjve të Kroacisë”, shkruan fillimisht në komunikatën e Federatës Kroate të Futbollit.
“Komiteti Ekzekutiv e mbështet të drejtën e çdo individi, përfshirë këtu futbollistët, lojtarët e Kombëtares, trajnerët, por të bësh tifo kundër klubeve kroate në Evropë, kjo gjë nuk konsiderohet e dëshirueshme. Federata Kroate konsideron se kjo sjell mesazhe ekstreme negative. Federata ka respekt të madh për çdo kontribut të Robert Jarnit në ekipin kombëtar dhe për këtë i është dhënë mundësia që ta drejtojë ekipin e të rinjve të Kroacisë për herë të dytë”, vazhdon komunikata.
“Fatkeqësisht, në këtë rast, ai e kaloi linjën e pozicionit të tij dhe Federata e konsideron të papranueshme. Trajnerët duhet ta promovojnë bashkimin, bashkëpunimin, respektin dhe besimin e ndërsjellë ndaj krejt klubeve kroate. Federata konsideron se vendimi është korrekt për ta mbrojtur unitetin e familjes kroate të futbollit”, përfundon komunikata e Federatës Kroate të Futbollit.
#Robert #Jarni #shkarkohet #nga #pozita #trajnerit #të #Kroacisë #U17 #pasi #bëri #tifo #kundër #klubit #kroat #në #Evropë
gazetablic.com