Aktualitet
Gjykata e Apelit konfirmon dënimin me burg për ish-presidentin francez Sarkozy
Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi dënimin për ish-presidentin e vendit, Nicolas Sarkozy nën akuzën e financimit të paligjshëm të fushatës së tij në vitin 2021, por dënimi iu përgjysmua me 6 muaj burg.
Nga 1 vit që duhej të vuante në burg ish-presidenti do të kryejë vetëm gjysmën e kësaj kohe pas hekurave. Mediat e huaja shkruajnë se Sarkozy u dënua për çështjen e ashtuquajtur “Bygmalion”, lidhur me financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2012 .
Sipas gjykatës, është provuar se Sarkozy ka fshehur shpenzimet e tepërta të paligjshme në fushatën e tij të rizgjedhjes 2012, ku u mund nga socialisti Francois Hollande.
/f.s
#Gjykata #Apelit #konfirmon #dënimin #burg #për #ishpresidentin #francez #Sarkozy
Java News